Narges Mohammadi e ka fituar këtë vit Çmimin Nobel për paqe për luftën e saj për pavarësinë e grave në Iran.
Ajo aktualisht është në burg për shkak të aktivitetit të saj për ta luftuar shtypjen e grave në Iran.
“Komitet Norvegjez i Nobelit ka vendosur ta shpërblejë me Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2023, Narges Mohammadin, për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe për luftën e saj për t’i promovuar të drejtat e njeriut dhe lirinë për të gjithë”, është thënë në shpallje të vendimit.
Mohammadi është një prej aktivisteve kyçe për të drejta të njeriut në Iran, e cila ka bërë fushatë për të drejta të grave dhe pezullim të vendimit me vdekje.
Ajo është aktualisht duke vuajtur disa dënime në burgun Evin në Teheran, të cilat parashohim burgim prej 15 vjetësh.
Ajo akuzohet për përhapje të propagandës kundër shtetit.
Mohammadi është zëvendës-udhëheqëse e Qendrës për Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut, një organizatë joqevetare e udhëhequr nga Shirin Ebadi, laureate për Çmimin Nobel për paqe më 2003.
Mohammadi është gruaja e 19-të që e fiton këtë çmim 122-vjeçar.