Dikur njihet si një vend ferri për të burgosurit dhe taksa nga vitet është lënë në harresë, burgu famëkeq i Spaçit po dëmtohet.
Pamjet të publikuara sot në rrjetet sociale nga aktivistë tregojnë se ambientet dhe godinat e tij janë duke u lyer dhe suvatuar me llaç dhe grafiato.
Sipas aktivistëve kjo po bëhet në mënyrë skandaloze për xhirimet e një filmi dhe se një gjë e tillë duhet ndaluar menjëherë.
Arnen Sula: Ndal ndërhyrjeve të papërgjegjshme në Spaç! Në ish-Burgun e Spaçit po kryhen ndërtime për xhirimin e një filmi artistik. Pamjet tregojnë se ndërhyrjet janë të pakontrolluara dhe po dëmtojnë rëndë paraqitjen autentike të objektit, duke fshirë gjurmët e së kaluarës dhe duke zhdukur memorien historike që ai mbart.
Këto punime duhet të ndalen menjëherë! Çdo ndërhyrje në këtë hapësirë të ndjeshme duhet të bazohet në një studim serioz historik e konservues, duke u mbështetur në rrëfimet e ish-të përndjekurve politikë, por edhe të ish-punonjësve të sistemit që kanë qenë pjesë e strukturës së Spaçit. Vetëm kështu mund të garantohet një restaurim i kujdesshëm që respekton realitetin e Spaçit siç ka qenë në funksion.
Boll më me përdorimin e vendeve të kujtesës për ushqimin e egove artistike! Spaçi nuk është skenë filmi për të sajuar imazhe estetike; ai është vend dëshmie, vend dhimbjeje dhe vend kujtese. Spaçi është i të gjithëve. Ta ruajmë!