Aktet e dhunës në ndeshjen Shqipëri-Poloni, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës përjashton 5 tifozët kuqezinj

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar së fundmi vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, në lidhje me sjelljen e tifozëve në duelin Shqipëri-Poloni, lidhur me aktet e dhunës.

Kësisoj, Komisioni i Disiplinë dhe Etikës ka marrë masë përjashtimi për 5 tifozë, emrat e të cilëve janë bërë publikë dhe atyre u ndalohet hyrja në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF, UEFA e FIFA për një periudhë të pakufizuar kohe.

NJOFTIMI I PLOTË I FSHF-së:

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me policinë e shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen Shqipëri – Poloni të zhvilluar më datë 10.09.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 66 të statutit të FSHF , Nenit 59 e vijues të KDE,

VENDOSI:

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF, UEFA e FIFA për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
– Gerti Lleshi

– Rinor Grajveci

– Edmond Hyseni

– Almir Dubovci

– Berat Maloku

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit.


Shtuar 22.09.2023 23:19