Aksioni për ndërtimet pa leje, Rama i përgjigjet komentuesit: Për gjumin po më ngatërron me atë që i ke vajtur pas…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot një komentuesi në rrjetet socialë, i cili solli në vëmendje shembjen me tritol të një pallati në bregdetin e Vlorës në vitin 2014, i lidhur me familjarë të Lulzim Bashës.

Komentuesi shprehej konkretisht: “A e mbani mend në 2014 shkatërrimin me tritol të vilës i kryetarit të atëhershëm të PD dhe shumë shtëpi të tjera, nxorri edhe ligje të forta për ndërtimet pa leje, dhe disa muaj do zgjasin këto shkatërrime dhe kryeministri do t’ia fusë gjumit.”

Ndërkohë në përgjigjen e tij, Rama e mohoi në mënyrë të prerë që shteti të ketë financuar ndonjëherë ndërtimin e asaj godine dhe duke ironizuar tha se “te gjumi po ngatërron njeriun”.

Ai shtoi se objekti në fjalë ishte një pallat i ndërtuar buzë detit dhe jo “një vilë” siç u përmend në koment.

“Te gjumi më ngatërron me atë që i ke vajtur mbrapa për shumë kohë.

Meqe ra llafi, bëhej fjalë për njëpallatnë det. Kur flitet për atë vilë në thonjëza, flitet edhe për para të dhëna nga shteti, por asnjëherë nuk janë dhënë nga shteti për ndërtuesit e asaj vile dhe jo sa të jem unë.”, tha Rama.


Shtuar 10.08.2025 14:35

Tags: ,