Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar nisjen e protestave opozitare në 12 nëntor.
Ai në një konferencë për mediat deklaroi se protestat ndaj regjimit të Edi Ramës nuk do të ndalen, deri sa shqiptarët të fitojnë lirinë e plotë.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/514887876890825
“Jam sot për të informuar opinionin publik shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet se opozita shqiptare, PD, PL dhe forcat e tjera opozitare nisin më datën 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer absolutar, regjimit të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, regjimit të partisë shtet, regjimit të Edi Ramës. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale të krijuar nga vjedhjet e mëdha dhe të papërmbajtura të fondeve buxhetore, pasurive publike, të qytetarëve shqiptarë“, tha Berisha.