Policia italiane ka arrestuar një shqiptar , i cili akuzohet për shpërndarje lëndësh narkotike dhe për plagosjen e një efektivi polici.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është ndaluar nga policia italiane, por kur ka kuptuar që do të kontrollohej, ai ka tentuar të largohet me vrap.
Të lidhura
None found
Në ikje e sipër shqiptari plagosi dhe një nga karabinierët, pasi e qëlloi me gushte atë. Ai u arrit të kapej dhe u çua në paraburgim.
Pas arrestimit, policia italiane ushtroi kontroll në banesën e shqiptarit ku gjeti dhe 100 gramë marihuana, 40 gramë kokainë, e ndarë në 16 copa të vogla, gati për tu shitur, një peshore elektronike, si dhe 8 mijë euro në kesh.
