Aksion i SPAK/ Arrestohen 4 vetë, kapen bizhuteri e makina luksoze. Akuza të reja ndaj Plarent Dervishaj dhe Erion Alibejt

Detaje të reja janë zbardhur pas aksionit të policisë me urdhër të SPAK.

Janë vënë në prangat e policisë 4 persona, dy prej tyre janë vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani.

Një tjetër i arrestuar është Ermir Ndreaj.

Sakaq, personi i katërt ende nuk është bërë i ditur emri i tij.

Ndërsa një tjetër person është në kërkim nga policia.

Përveç këtyre arrestimeve janë kapur ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze.

Gjithashtu, në qelitë e burgut i janë komunikuar akuza të reja dy të burgosurve Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej.

Kanë qenë dëshmitë e këtij të fundit, që kanë çuar SPAK në goditjen e këtij grupi kriminal, pasi Alibej ka rrëfyer për dhjetëra ngjarje si dhe për trafikun e drogës. SPAK ka në dorë dëshminë e tij dhe biseda në aplikacionin Sky Ecc.

Plarent Dervishaj po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, ndërsa Erion Alibej akuzohet për disa vrasje me pagesë, por që ka statusin e të penduarit.


Shtuar 25.07.2025 21:18