Policia e Lezhës ka arrestuar autorin që përplasi për vdekje 6-vjeçarin në Lezhë.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Shtjefen Prenga, 56 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë, pasi në Shëngjin, Lezhë ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës, ku i mituri u përplas ndërsa po kalonte rrugën. Ai u dërgua në spital, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë./albeu.com