Një automjet që bën transportimin e parave është përmbysur në rrugën e Rinasit.
Sipas policisë drejtuesi i metit B.J ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina është përmbysur në rrugë.
Si pasoj e aksidentit ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi:
Më datë 16.02.2023, në Rrugën e Rinasit, shtetasi B. J., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti që drejtonte shtetasi B. J. përdorej për transportimin e vlerave monetare, por në momentin e aksidentit ka qenë bosh.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.