Në aksidentin tragjik të ndodhur në Fier kanë mbetur të vdekur dy persona dhe katër të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ku dy automjete tip “Opel Zafira” dhe “Ford” janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas policisë janë plagosur shtetasit Gerti Skënderaj, 43 vjeç, banues në Cakrandrejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”, bashkëshortja Gladiola Meraj, 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.
Ndërkohë që viktimat janë Sokrat Lelaj, punonjës i FNSH 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja Bylyre Salaj, 78 vjeçe, vjehrra e shtetasit Sokrat Lelaj, si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja Fatbardha Lelaj, 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit Sokrat Lelaj./albeu.com