Perosnat që shihni në foto janë Fidan Peci, 27-vjeç, dhe Ardian Avdyli, 21-vjeç, dy të rinjtë shqiptarë që humbën tragjikisht pas një aksidenti në Itali të premten.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 shkurt, ku sipas raportimeve të mediave italiane, automjeti me të cilin po udhëtonin dy të rinjtë u përplas me një kamion që transportonte mallra, në një segment rrugor pranë kufirit me Slloveninë.
Përplasja ka qenë e fortë dhe fatale, ndërsa makina ka përfunduar nën rimorkion e mjetit të rëndë.
Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por për shkak të dëmtimeve të rënda, dy të rinjtë nuk arritën të mbijetonin.
Autoritetet italiane vijojnë hetimet, për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
