Aksidenti tragjik në Tiranë, njëra nga tre viktimat fanse e Luizit, bënte tifo në TikTok për këngëtarin

22-vjeçarja Erisilda Abedini, është njëra nga tre viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e djeshme në mbikalimin e TEG-ut në Tiranë.

E reja fatkeqe ishte pasagjere bashkë me viktimën tjetër Sikela Përroj në makinën Audi, që drejtohej nga Klevis Ruçja, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës, pak orë pas përpalsjes fatale.

Erisilda jetonte në Tiranë, ndërsa siç duket nga video që postonte në Tik Tok, ajo ishte fanse e konurrentit të Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli.

@sisiabedini #CapCut #fyp #fypalbania #tiktokalbania #viral #tiktok #fyalbania #duet #post ♬ original sound – HAZY

Disa prej postimeve të 22-vjeçares Erisilda Abedini në Tik Tok kishin në qendër Luizin dhe Kiarën, dy prej personazheve më të dashur të publikut shqiptar.

Dy të rejat ishin banuese në Tiranë. Sikela Përroi ishte nga Shalësi i Cerrikut, por jetonte prej kohësh në Tiranë.

Ajo ishte diplomuar për Gazetari, ndërsa prindërit e saj jetojnë jashtë shtetit.
Akisdenti tragjik që i mori jetën tre të rinjve te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka tronditur mbarë vendin.

Makina tip Audi që drejtonte 20-vjeçari, Klevis Ruçaj, i cili ndërrroi jetë në spitalin e Traumës ra nga mbikalimit i TEG-ut mbi kofanon e një tjetër makinave.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia përtej normave të lejuara, pasi rezulton se Audi po lëvizte me 260km/h.

Gjithashtu nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2  persona që ndodheshin te makina poshte mbikalimit./AlbEu.com/


Shtuar 10.03.2023 14:04