Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në askin Laç-Patok, ku një këmbësor është përpalsur për vdekje.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në afërsi të Mbikalimit të Patokut, ku këmbësori është përplasur nga dy makina.
Të lidhura
None found
Fillimisht këmbësori ëhstë përplasur nga mjeti i drejtuar nga Fran Meskurti, e ndërsa është flakur tutje ai ka marrë edhe një goditje të dytë nga një mjet tjetër që drejtohej nga Denis Preçi.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
