Aksidenti tragjik në Kroaci, 41-vjeçari shqiptar që humbi jetën ishte pjesë e FA (EMRI-FOTO)

Aksidenti tragjik i mbrëmjes së kaluar në Kroaci, ku një autobus shqiptar u përmbys në rrugë, e për pasojë humbi jetën një person dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur.

41-vjeçari që humbi jetën quhet Gazmir Korbi, i cili ishte pjesë e komandës së Forcave Ajrore.

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Në një postim në Facebook, Peleshi ka shprehur ngushëllimët për ndarjen e parakohshme nga jeta të Korbit.

I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!”, shkruan Peleshi.


Shtuar 26.02.2023 21:06