Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë/ U shuan në lule të rinisë, zjarrfikësit hapin makinën me gur fresibël për të nxjerrë trupat e viktimave (VIDEO)

Pak pas mesnate rreth orës 23:50, një tragjedi ka ndodhur në Fushë -Prezë në aksin Fushë-Krujë-Vorë, ku një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë, e si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, kanë humbur jetën të rinjtë: Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

Lidhur me këtë aksident fatal, janë zbardhur detaje të reja, ku humbën jetën katër të rinjtë Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.

Burime nga hetimet konfirmojnë se; aksidenti ndodhi kur Benz-i me të cilin udhëtonin të rinjtë goditi nga pas një betoniere, e cila sapo kishte dalë nga një pikë betoni dhe ishte futur në rrugë.

Makina shpërtheu menjëherë në flakë, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e shpejtë për shpëtimin e viktimave.

 

 

Të parët që konstatuan aksidentin ishin një patrullë policie, e cila menjëherë njoftoi zjarrfikësen e Fushë-Krujës.

Por për shkak të intensitetit të flakëve, kjo e fundit nuk arriti ta shuante zjarrin, duke bërë që të kërkohej ndërhyrja e zjarrfikëses nga Tirana.

 

 

Sipas burimeve, trupat e viktimave ishin shkrumbuar plotësisht, duke e bërë të pamundur nxjerrjen e tyre me mjete të zakonshme.

Autoritetet u detyruan të përdorin një mjet prerës elektrik, për të hapur makinën dhe nxjerrë trupat e pajetë.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse betonierja kishte sinjalizimin e duhur të ndaljes apo jo, një faktor që mund të ketë ndikuar në përplasjen fatale.


Shtuar 20.03.2025 11:06