Aksidenti tragjik me tramvaj, Portugalia shpall sot ditë zie kombëtare

Ditën e sotme, Portugalia e ka shpallur ditë zie kombëtare, pasi një teleferik i Lisbonës doli nga shinat në një nga zonat turistike më të njohura të kryeqytetit , duke vrarë 15 persona dhe plagosur 18 të tjerë.

Autoritetet kanë hapur një hetim për aksidentin, i cili ndodhi në teleferikun Gloria , i cili lidh sheshin Rossio me distriktet Bairro Alto dhe Principe Real.

Shkaku i aksidentit është ende i panjohur. Disa metra më poshtë, një tjetër teleferik është ndalur. Kalimtarët shikojnë të tronditur aksidentin që sapo ka ndodhur.

Të gjitha viktimat u nxorën nga rrënojat e përplasjes që ndodhi pak pas orës 18:00 u tha gazetarëve në orët e para të mbrëmjes Thiago Augusto, kreu i shërbimit të ndihmës së shpejtë, duke sqaruar se midis viktimave ka edhe të huaj, pa qenë në gjendje të specifikojë kombësinë e tyre.

Ky teleferik, i cili mund të mbajë rreth 40 pasagjerë (gjysma e të cilëve në këmbë), është një mjet transporti i përdorur nga turistë të shumtë që vizitojnë kryeqytetin portugez.

“Është një tragjedi që nuk ka ndodhur kurrë në qytetin tonë”, tha kryebashkiaku i Lisbonës, Carlos Moedas.