Aksidenti tragjik me 4 viktima në Itali, identifikohet mjeku shqiptar që ndërroi jetë në ambulancë

Shqiptari Sokol Hoxha 40-vjeç me profesion mjek është një prej  katër viktimave të aksidentit tragjik që ka ndodhur sot në Itali ku një ambulancë është përplasur me një autobus në një tunel.

Tre personat e tjerë që humbën jetën janë identifikuar si Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe pacienti i transportuar me ambulancë, 85-vjeçari Alberto Serfilippi.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino.

Ndërkaq të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë./albeu.com


Shtuar 27.12.2023 21:39