Në të majtë të fotos Eduart Ndoj
Mediet italiane kanë publikuar foton e 45-vjeçarit shqiptari dhe dy shtetasve italianë që humbën jetën në mënyrë tragjike në një aksident rrugor në Itali.
Aksidenti tragjik ndodhi në Padova të Italisë. Shqiptari, Eduart Ndoj drejtonte makinën.
Viktimat e tjera janë Martina Pagnin , 46 vjeçe jetonte në Legnaro dhe udhëtonte së bashku me Diego Rampazo, 46 vjeç, nga Sant’Angelo di Piove.
Pagnin dhe Rampazzo ishin çift. Gruaja kishte 2 fëmijë, ndërsa partneri i saj një, të cilët i kishin nga marrëdhënie të mëparshme.
Sipas mediave italiane, ata po udhëtonin me makinë kur mjeti doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Automjeti u rrotullua disa herë, duke u shkatërruar thuajse plotësisht. Dy prej viktimave mbetën të ngecur brenda në mjet, ndërsa një tjetër u gjet jashtë tij.
Të tre gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes./albeu.com/