Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.
Një automjet ka përplasur humoristin Nexho Shabani, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, Shabani ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa rrethanat e aksidentit janë në hetim nga policia.
Policia Shkodër – Informacion paraprak
Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
