Një aksident ka ndodhur minutat e fundit në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.
Raportohet se një makinë tip “BMë” e drejtuar nga 33-vjeçari E.H, ka dalë jashtë rruge si pasojë e humbjes së kontrollit.
Fatmirësisht aksidenti nuk ka sjellë viktima, por vetëm lëndime të lehtë. Gjithsesi drejtuesit të mjetit i doli një tjeetër problem. Ai kishte tre emigrante të paligjshëm të dyshuar sirian në makinë, të cilët po ashtu janë plagosur dhë momentalisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.10.2021, rreth orës 10:10 , në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në rrugen e re akoma të papërfunduar, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është dëmtuar vetë si dhe janë dëmtuar lehtë tre shtetas të huaj sirianë të cilët ishin pasagjer në këtë automjet. Të dëmtuarit ndodhen në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./albeu.com