Aksidenti në Durrës/ Identifikohet viktima, policia: Autori braktisi vendngjarjen, kërkime për kapjen e tij

Pak minuta më parë, një aksident ndodhi në aksin rrugor Plepa-Shkozet në Durrës, ku humbi jetën shtetasi me iniciale Z. K., rreth 78-vjeç.

Sipas uniformave blu, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sakaq, vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78-vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shtuar 15.06.2024 13:07