Policia e Shkodrës, ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, ku një 17-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Bëhet me dije se 17-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, ndërkohë që vëllai i tij 23-vjeçar që ishte pasagjer në automjet, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Të lidhura
None found
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për të miturin 17-vjeçar, pasi, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, dhe vëllai i tij, shtetasi F. G., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
