Aksidenti në aksin Klos-Burrel/ Përplasi për vdekje 4-vjeçarin, policia rreston shoferin e mjetit

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Klos-Burrel, ku një furgon ka përplasur 4-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka arrestuar shoferin, shtetasin me iniciale L. D., 53-vjeç, banues në Klos, pasi përplasi të miturin.

4-vjeçari është përplasur nga një furgon që drejtohej nga 52-vjeçari.

Ky i fundit, sipas policisë, humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, duke goditur fëmijën, që u transportua drejt Spitalit të Traumës, por më pas nuk ka mundur të mbijetojë.

Materialet procedurale, iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 21.03.2025 11:03