Ditën e djeshme, një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur në Shkodër, ndërsa është arrestuar një 70-vjeçare.
E moshuara akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në lagjen “3 Heronjtë”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen E. N., 70-vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
70-vjeçarja duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65-vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër”, thotë policia.