Aksidenti me tre të plagosur në aksin Fier-Lushnje, humb jetën njëri prej tyre (VIDEO)

Mesditen e sotme, një aksident ka ndodhur  në autostradën Fier- Lushnje, në vendin e quajtur  “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Detaje të reja mësohen në lidhje me aksidentin, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve, dy të tjerë janë plagosur.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë pë zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti , si dhe për disiplinimin e trafilkut./B.Web

 


Shtuar 16.09.2025 13:10