Aksidenti me një viktimë në Durrës, flet dëshmitarja: Iku me shpejtësi të madhe…

Paraditen e sotme, një aksident rrugor ndodhi në aksin Plepa-Shkozet, ku humbi jetën një 78-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake, një makinë me targa të huaja përplasi për vdekje një të moshuar.

Një dëshmitare ka pohuar për mediat, se mjeti ishte një “Benz” i bardhë dhe ka ikur me shpejtësi.

“Ishte Benz i bardhë, nuk e di, iku me shpejtësi të madhe”, tha një banore.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor.

Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shtuar 15.06.2024 14:49