Policia e Kukësit, ka arrestuar 19-vjeçarin që u përfshi në aksidentin rrugor me 2 të vdekur në aksin Krumë-Golaj.
19-vjeçari, pa patentë, drejtonte automjetin që u përplas me makinën tjetër ku udhëtonin dy viktimat Zef Ngjeçi 64-vjeç dhe shoferi N.S. 68-vjeç.
“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Krumë-Golaj”, bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 19 vjeç, banues në fshatin Nikoliq, pasi nga përplasja e automjetit që ai drejtonte pa leje drejtimi me automjetin me drejtues N. S., 68-vjeç, banues në fshatin Vlahën, humbën jetën shtetasi N. S. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Z. N., 64-vjeç, banues në fshatin Nikoliq”, thuhet në njoftimin e policisë.