Aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit, ja si paraqitet gjendja e të lënduarit

Ngjarja e rëndë që i mori jetën Eldionit, vëllait të artistit të njohur Gjesti, tronditi të gjithë. Përveç viktimës, në aksident ka mbetur i plagosur edhe një mik i tij, i cili ndodhej si pasagjer. Emisioni “Kosova Live” në T7 ka kontaktuar Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për të mësuar më shumë mbi gjendjen e të plagosurit. Në një përgjigje me shkrim, nga ky institucion kanë deklaruar:

“Një pacient pas një aksidenti është duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku po merr trajtimin e nevojshëm. Për shkak të respektimit të privatësisë së pacientit, nuk mund të japim më shumë detaje, mirëpo gjendja e tij aktualisht është stabile.”
Ngjarja tragjike ndodhi tre dite me pare rreth orës 14:00, kur motori me të cilin udhëtonin ai së bashku me një shok u përplas me një makinë. Elidoni ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoku i tij ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, dha më tepër detaje për aksidentin.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK,” tha Gashi.


Shtuar 29.09.2025 16:40