Policia e Tiranës, sqaron se nga aksidenti i një nate më parë (30 nëntor), ku një autobus linje përplasi një 18-vjeçare me biçikletë, mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët ndodheshin në autobus.
Blutë e kryeqytetit sqarojnë se autobusi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18-vjeçe.
Më pas autobusi u përplas edhe me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobus, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56-vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18-vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve”.

