Aksidenti i trefishtë në kryqëzimin e Gjadrit/ Pesë persona të plagosur, mes tyre edhe një vajzë 6 vjeçe

Një aksident i rëndë ka mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Gjadrit në Lezhë, ku janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B, përkatësisht bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe.

Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/ Informacion paraprak. Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 25.10.2025 20:48