10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm në territorin e Kroacisë, saktësisht në autostradën e Brod-it.
Përpos viktimave nga ky aksident janë lënduar mbi 30 persona.
Ministri i Shëndetësisë në Kroaci, Vili Berosh dhe Drejtori i Mbrojtjes Civile, Dami Trut kaën arritur në vendin e ngjarjes.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka reaguar lidhur me tragjedinë.
“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin në afërsi të Brod-it, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës dhe njerëzit të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresojmë që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, unë fola me ministrin e Brendshëm Davor bozinoviq dhe ministrin e Shëndetësisë, Vilja Berosh. Ata tashmë janë nisur drejt vendit të ngjarjes për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për të ofruar kujdes shëndetësorë për të gjithë pasagjerë te plagosur”, tha ai.