Policia ka reaguar sërish nëërmjet një njoftimi zyrtar në lidhje me askidentin e shumëfishtë që shkaktoi urbanin “Green Line”i linjës së unazës pranë urës së Tajvanit në Tiranë.
Sipas të dhënave të përditësuara nga aksidenti kanë ,betur të lënduar 9 persona: drejtuesi i urbanot A. Xh., 63 vjeç, dhe pasagjerët M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Uniformat blu bëjnë me dije se pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.
Autobusët e flotës “Green Line”, të cilët kryejnë transportin e qytetarëve të Tiranës përgjatë Unazës së Vogël, u prezantuan një vit më parë dhe kanë shkaktuar jo pak probleme në qytet.
Sipas ekstrakteve në QKB, kjo kompani është regjistruar në emër të “CFO Farma” e cila është në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com.