Aksidenti i rëndë në Tiranë, përmbyset makina me targa diplomatike, vdes shoqëruesi i ambasadorit rus

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak pas mesnate në afërsi të TEG-ut në Tiranë.

Nga aksidenti ka mbetur i vdekur shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë, ndërsa është plagosur rëndë një person tjetër që ndodhej në vendin e pasagjerit.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Makina me targa diplomatike model “Hyundai Tucson” me targa “CD”, është përplasur në rrugën Sauk-TEG dhe është përmbysur.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.
/albeu.com/