Një 22-vjeçar i cili përplasi për vdekje këmbësorin 36-vjeçar mbrëmjen e djeshme në fshatin Thumanë, është vënë në pranga nga policia.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: D. S., 22-vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Thumanë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin G. Gj., 36-vjeç, këmbësor, i cili për pasojë humbi jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.