Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë, në aksin Pogradec- Qafë Than.
Raportohet se viktima është identifikuar si shtetasi Martin Kastrioti, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy pasagjerë nga automjeti tjetër.
Dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.