Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë rrugor u regjistrua në superstradën Lezhë-Milot, ku ka humbur jetën një person.
Sipas burimeve të policisë, aksidenti ka përfshirë një përplasjen mes një makine dhe një motoçiklete.
Viktima është një 75-vjeçar, i cili gjithashtu ishte dhe drejtues i motoçikletës në momentin e aksidentit.
Autoritetet kanë shoqëruar drejtuesen e makinës për hetime të mëtejshme, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.