Aksidenti i rëndë në Klos/ E mori rrjedha e përroit, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj

Kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, po bëhen me kontrolle në bregun e lumit nga polumbarët të cilët po përdorin edhe dron përveç kërkimit në ujë.

Operacioni po zhvillohet në një gjatësi prej 25 kilometrash nga vendi, ku ka ndodhur aksidenti deri në hyrje të liqenit të Ulzës në fshatin Urakë të Matit.

Në terren, janë mbi 300 forca të përbëra nga shërbimet zjarrfikëse të Bashkive Mat e Klos, të Forcave të Armatosura, shërbimet e mbrojtjes civile, polumbarët e forcave RENEA e vullnetar të tjerë.

Prurjet e lumin Mat kanë rënë ndjeshëm, por është vështirë konstatimi i trupit për shkak të veshjeve tekstile apo mbeturinave të tjera që kanë ngecur në bimësinë anash lumit.

Po ashtu, dyshohet se 30 vjeçari mund të jetë mbuluar edhe nga zhavorri, çka e vështirëson akoma më shumë gjetjen e tij për shkak se uji është ende i turbullt.

 


Shtuar 12.01.2026 14:22