Aksidenti i rëndë në Fier, çifti Skënderaj në gjendje kritike, e bija transportohet te Trauma

Abcews.al ka zbuluar detaje të reja në lidhje me gjendje shëndetësore të 3 të lënduarve nga aksidenti tragjik me 3 viktima në fshatin Buzëmadh të Fierit, ku u përplasën një makinë “Ford” me “Opel Zafira”.

Të dhënat nga spitali i Fierit bëjnë të ditur se dy bashkëshortët, Gerti Skënderaj, 43 vjeç dhe e shoqja Gladiola Meraj, 31 vjeçe i janë nënshtruar operacionit dhe se aktualisht janë në gjendje kritike për jetën, ndodhen në reanimacionit të Fierit.

Ndërkohë vajza e tyre 7-vjeçare është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e saj shëndetësore është e rëndë, raporton abcnews.al.

Kujtojmë se nga aksidenti mbetën të vdekur Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja Bylyre Salaj, 78 vjeçe, vjehrra e shtetasit Sokrat Lelaj, dhe bashkëshortja e shtetasit Sokrat Lelaj.