Aksidenti i rëndë në Elbasan, 4 persona dërgohen me urgjencë në spital

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në fshatin Labinot në Elbasan.

Burimet bëjnë me dije se deri më tani janë katër persona të plagosur të cilët janë dërguar me urfjencë në spitalin e Elbasanit.

Ende nuk dihen rrethanat  dhe shkaqet në të cilat ka ndodhur aksidenti, si edhe gjendja shëndetësore e të plagosurve. /albeu.com