Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15, një automjet u përplas me barrierat anësore tek Ura e Dajlanit në Durrës,  duke i “marrë përpara” dhe ka “fluturuar” 300 metra në ajër duke rënë në një dyqan luesh.

Si pasojë  e aksidentit humbi jetën një 18-vjeçare dhe u plagosën tre persona, përfshirë shoferin i cili ndodhet në gjendje kritike për jeten, si dhe plagosën dy këmbësorë, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

 

 

 

Dyshohet që automjeti ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë dhe shoferi nuk ka mundur të kthejë timonin, duke shkaktuar dhe aksidentin e tmerrshëm.

Njoftimi:

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26-vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18-vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33-vjeç, dhe A. M., 35-vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.


Shtuar 16.01.2026 09:34