Aksidenti i rëndë në Dibër/ Viktima punonjës i ADZM, ishte nisur të fikte zjarret në Lurë (EMRI+VIDEO)

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në rrugën Maqellarë – Peshkopi.

Gazetari Enver Doçi, raporton se shoferi i cili ndërroi jetë rrugës drejt Traumës, është shtetasi Bledar Spahiu.

Ai ishte punonjës i ADZM Dibër dhe mësohet se ishte nisur drejt Peshkopisë, për t’iu bashkuar ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”.

Dibër/Informacion paraprak:

Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 22.07.2025 12:16