Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kroaci, ku humbi jetën një shqiptar dhe u plagosën disa të tjerë.
5 nga të plagosurit po trajtohen në spitalin e qytetit të Karlovacit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 4 të tjerë po trajtohen në spitalin e Ogulinit dhe 1 prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkoh ndihmësshoferi Gazmir Korbi ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit.
Gjendja e pasagjerëve dhe spitalet ku po marrin trajtim:
5 shtetas po trajtohen ne spitalin e qytetit te Karlovacit
Veli Muca (pasagjer)
Armand Shaba (pasagjer)
Herman Gjeci (pasagjer)
Gjovalin Kola (pasagjer)
Adem Rexha (shoferi i cili ishte ne timon)
Jashtë rrezikut për jetën.
4 shtetas po trajtohen ne spitalin e qytetit te Ogulinit
Roland Kola (pasagjer)
Naile Bajraktari (pasagjere – ne gjendje pak te rende)
Klodian Vata (pasagjer dhe njekohesisht pronari i autobusit)
Ka ndërruar jetë:
Gazmir Korbi (ndihmës shoferi)