Mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ishte i ftuar avokati Alban Duraj, i cili foli në lidhje me aksidentet, të cilat janë kthyer në një “epidemi” në vendin tonë gjatë, sidomos gjatë muajit të fundit.
Avokati u shpreh se është e pritshme që aksidetnet të shtohen gjatë periudhës së verës, ndërkohë që renditi edhe ndryshimet që duhet të pësojë Kodi Rrugor, si një mënyrë për të parandaluar shtimin e rasteve.
“Çdo muaj ka raste plagosjesh të rënda apo aksidente fatale. Është për t’u habitur që dhe pse ka ndryshuar Kodi Rrugor, vijohet të shkaktohen këto aksidente.
Në verë sipas të gjitha studimet ka shtim të fluksit të aksidenteve, ndikon shumë edhe përdorimi i alkolit dhe lëndëve narkotike.
Duhet një kujdes më i madh në lëshimin e patentave. Masat ndëshkuese janë një instrument parandalues por nuk mjafton kaq. Nëse kemi qytetarët që trajnohen sic duhet, do të ketë më pas aksidente.
Duhet të bëhet testi i idjotit, që funskionon në të gjitha vendet e BE, pra të kuptohet nëse drejtuesi imjetit a është apo jo i aftë që të marrë leje drejtimi.
Testi duhet të bëhet edhe për ata të cilët janë të varur nga telefoni. Ky test do të duhet të bëhet në mënyrë periodike, mbase jo çdo vit, por çdo 5 vite po”, tha ai.