Aksident zinxhir në aksin Lezhë-Milot, katër makina përplasen me njëra-tjetrën! Plagoset një grua shtatzënë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëri prej tyre ka goditur edhe dy mjete të tjera, të cilat po tentonin të shmangnin aksidentin.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur një grua shtatzënë, e cila ndodhej në njërin prej automjeteve.

Ajo është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Lezhës për kontrolle mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira.


Shtuar 21.01.2026 21:27