Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Durrësit, një autobus ka përplasur një këmbësore e cila po kalonte në vijat e bardha.
Mësohet se kalimtarja është rreth 50 vjeç, ndërkohë që gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/