Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Stamboll, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përrua. Sipas raportimeve paraprake, nga ngjarja tragjike kanë humbur jetën katër pasagjerë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.
Në vendngjarje mbizotëroi kaosi, ndërsa ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë për të ndihmuar të lënduarit.
Një numër i madh zjarrfikësish, efektivësh policie dhe ndihmës mjekësorë u angazhuan në operacionin e shpëtimit.
Të plagosurit u transportuan me ambulanca drejt spitaleve më të afërta për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
