Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, një fëmijë 7-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në provincën e Bolonjës në Itali.
Mediat italiane raportojnë se; një makinë Volkswagen Corrado që drejtohej nga një shqiptar, u përplas me fort me një Renault Clio të drejtuar nga një 20-vjeçar.
Gjithashtu, raportohet se një nga automjetet dyshohet se ka kaluar në korsinë tjetër për të shmangur një motor që po kthehej drejt një stacioni karburanti.
Mësohet se fëmija humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa babai i tij u plagosur, po ashtu dhe drejtuesi i makinës tjetër.
Paraprakisht raportohet se; fëmija që ndodhej në sediljen e pasme, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.