Aksident tragjik në Durrës! Makina përplas motorin, humb jetën 28-vjeçari

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:45, një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu, është regjistruar në Sukth. Mësohet se, ngjarja ka ndodhur  në rrugën që lidh Sukthin me Rrushkullin, në lagjen Stalla.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, një automjet është përplasur me një motomjet që drejtohej nga 28-vjeçari. Si pasojë e plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Të lidhura

None found

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Policia bëri me dije se ka arrestuar drejtuesin e automjetit, një 19-vjeçar dhe se, hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.


Shtuar 13.05.2026 10:09