Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:55, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, në fshatin Pjezë, duke shkaktuar humbjen e jetës së një të riu.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi F. R., 19- vjeç, banues në Shijak, është përplasur me një automjet tip Ford, që drejtohej nga G. K., 26-vjeç, banues në Sukth, Durrës.
Përplasja ka rezultuar fatale për G. K., i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, F. R., është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë.
Shërbimet policore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.