Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 40 vjeçare është përplasur për vdekje.
Sipas policisë dyshohet se shtetasi E. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen E. S., rreth 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi:
Më datë 01.03.2023, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se shtetasi E. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen E. S., rreth 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.